Është hapur mbrëmjen e djeshme edicioni i 21-të i Këngës Magjike me natën e parë gjysmëfinale. Këtë vit, Kënga Magjike ka një mision fisnik, sepse të ardhurat që do të grumbullohen nga biletat do të shkojnë për të ndërtuar shtëpitë e shkatërruara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Durrës.

Sonte, të tjerë artistë Big dhe të rinj do të ngjiten në skenën e festivalit për të interpretuar këngët e tyre pjesëmarrëse në garë.  

23 artistë Big dhe 18 New Artist, sonte do të prezantojnë performancat e tyre në skenën magjike.

Nata e dytë: Big & Big International:

A mjaftoj une pa ty - DYLAN, Zemres - EGZONA ADEMI, Ma zgjat doren - ENEDA TARIFA, Nuk ta fal - GENTI DEDA, Dua - Kachinari, Ishe ti - INIS NEZIRI, Nuk do qaj - JULIANA PASHA, Pema e jetes - KASTRO ZIZO, Ti m'ke rrit - LIND ISLAMI, Veren ku ma le - ORGESA ZAIMI, Per mua - REA NUHU, Shije tradhtie - SONI MALAJ. Monsters - Tamara Todevska, Miracle - Veronica Liberati.

New Artist & New International Artist:

Me'achshav - Judah Gavra, Endacake zemre - KLEA KASEMI, Ndryshe - KHUBA, Μάλλον τρελαίνομαι - MARIA KIOU, Kot me fol tani - RIGERSA ZEFI, Me vone - SARA BAJRAKTARI, Com'e' possibile - SISMA, Rock n'Roll - Urban Band, Si me t'lon – Xheisara

Për të votuar këngëtarët tuaj të preferuar dërgoni mesazh me tekst "VOD XX" ku XX është kodi i këngëtarit në numrin 0697000017.