Agjencia e njohur e fotografisë EPA, ka publikuar fotografitë më të mira të vitit 2019, dy prej të cilave janë zgjedhur nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit në Durrës dhe Thumanë.
Duke e vendosur fokusin më së shumti në anën sociale, agjencia ka përfshirë në zgjedhjen e këtij seti disa prej kauzave më të mëdha sociale të ndodhura gjatë këtij viti në botë.
Pasojat kolosale të tërmetit në Shqipëri janë pasqyruar në dy fotografi të këtij kolazhi, një nga një vilë e rrëzuar në Durrës, ndërsa tjetra gjatë operacionit të shpëtimit të njerëzve në Thumanë.

Mure të shembura, shtëpi të pabanuara, qytete të braktisura, persona nën rrënoja janë parë me vëmendje në të gjithë botën edhe nga prestigjiozja EPA.
Po kështu, në këtë kolazh me fotot më të mira të këtij viti do të shihni edhe përmbytjen në Venecia, protestat në Irak e shumë momente të tjera nga e gjithë bota.
