Photo courtesy: @elvanagjataaaa

Po, ka sekrete për të realizuar fotot perfekte për Instagramin. Ndoshta nuk është e thjeshtë, por mund t'ia dilni nëse ndiqni disa këshilla. Çfarë duhet të keni parasysh nëse dëshironi të shkrepni një foto si ato të VIP-ave në Instagram? Hidhuni një sy sugjerimeve të mëposhtme.

Photo courtesy: @lorihoxha

Peshoni në njërën këmbë

Njërën këmbë mbajeni mbrapa dhe peshoni mbi të. Ky truk do t’ju bëjë të dukeni më elegante dhe më e gjatë. Po ashtu, kjo gjë do t’ju bëjë të dukeni më e lirshme teksa pozoni.

Këmbën tjetër nxirreni para

Kjo gjë do t’i bëjë këmbët tuaja të duken më të gjata dhe nxjerr në pah veshjen tuaj.

Photo courtesy: @kiaratito

Lërini shpatullat të lira

Një foto e mirë mund të shkatërrohet nga qëndrimi i keq. Pavarësisht pozës, kini parasysh të relaksoni shpatullat në mënyrë që qafa të duket më e gjatë dhe fotoja të duket spontane.

Po në rastet kur pozon ulur?

Edhe në këto raste vlejnë të njëjtat rregulla. Peshoni në njërën anë duke e zgjatur këmbën tjetër para duke prekur në tokë me gishtin e madh të këmbës.

Sekreti qëndron te këndi i fotos

Të shohësh kamerën drejt rrallëherë është një pozicion i mirë. Mundohuni të lëvizni pak kokën mënjanë, në mënyrë që të theksoni tiparet.

Gjeni ndriçimin më të mirë

Ndriçimi luan një rol të madh për sa u përket fotove. Drita natyrale është gjithmonë më e mira, prandaj sigurohuni të gjeni një vend të ndriçuar mirë.

Photo courtesy: @armina_mevlani