“Ma zgjate dorën” është kënga fituese që triumfoi këtë vit në Këngën Magjike. Flor Mumajesi fituesi i vitit 2018 i dha kupën Enedës dhe këngës që ai ka kompozuar për të. Kënga fituese ishte realizim i Florit, prandaj edhe këtë vit ai “shpallet” fitues.

Eneda e falënderoi në skenë Florin duke u shprehur se "të gjithë jemi me fat që kemi një artist si ai".

Mirëpo, tashmë është radha e Florit për t’i dedikuar disa fjalë Enedës, fitueses së Këngës Magjike. Përmes një fotoje në Instastory, Flori shkruan këto fjalë:

“Jo, sepse fitove! Vitin tjetër dikush tjetër do jetë fitues dhe çfarë? Të njoh prej 20 vitesh dhe kur mua askush nuk më konsideronte, ishe aty dhe ma ke zgjatur dorën! Jam i vogël para teje, por ta them me bindje, ti je aset. Urime zemër”,-shkruan Flori.

Në fakt, nga ky status Flori tregon se Eneda i është gjendur pranë në fillimet e karrierës, ku mbase personat që ia kanë zgjatur dorën kanë qenë të pakët.

Lexoni gjithashtu:

Eneda Tarifa fiton Këngën Magjike 2019