Ah dashuria…
Genta Ismajli siç duket po jeton ditë të lumtura me partnerin e saj turk, Husen. Kohët e fundit ajo e bëri publike lidhjen e saj me milionerin turk dhe tashmë mund të publikojë edhe surprizat romantike që i bën 39-vjeçari.
E fundit në fakt është një surpizë që do ta donte çdo vajzë. Ai ka shkruar në urën e Bosforit “Të dua Genta” në turqisht. Këngëtarja nuk mund të mos e postonte këtë gjest kaq të bukur që partneri i saj ka bërë për të. Ajo ka publikuar foto nga ky moment dhe shkruan “Surpriza më e bukur nga burri më i mirë. Të dua”.
E ku ka më bukur se kaq? Ndërkohë juve ku jua ka shkruar i dashuri “Të dua”?
Lexoni gjithashtu:
Për herë të parë, Genta Ismajli shfaqet në publik me të dashurin