Pjesë e puntatës së sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, Robert Berisha u vu përballë disa situatave shumë ngacmuese.

Mes mundësisë për një bashkëpunim të suksesshëm dhe fitimprurës me Tunën ose realizimin e disa koncerteve të lodhshëm, këngëtari zgjodhi opsionin e dytë, duke e justifikuar në këtë mënyrë përgjigjen e tij:

Tuna është një këngëtare shumë e mirë dhe ndoshta kishte dalë një bashkëpunim interesant, por unë nuk kam qejf ta fitoj lekun pa u lodh… kështu që më mirë të lodhem e fitoj lekë, sesa të bëj lekë me një këngë…” - tha Roberti.