Pas finales së madhe të Këngës Magjike ka pasur shumë komente lidhur me fituesen Eneda Tarifën, dhe Fifin e cila mori vendin e dytë në këtë festival. U aludua se vajzat nuk flasin më me njëra-tjetrën për shkak të fitores së Enedës, mirëpo gjërat me sa duket nuk janë kështu, ose të paktën nuk na rezultojnë të tilla nga deklarata e fundit e Fifit. Fifi para disa minutash ka bërë një video live në Instagram, ku ndjekësit e kanë pyetur për shumçka, dhe një prej tyre i ka pyetur se pse nuk fitoi ajo Këngën Magjike, por e fitoi Eneda.

"Përse nuk fitove ti, por ajo sorra"?-shkruan një komentues në videon live të Fifit.

Ndërkohë përgjigja e saj është kjo "Ajo sorra ka emër, e ka emrin Eneda Tarifa, ka pas një këngë shumë të bukur, po mos të më kishte pëlqyer nuk do i kisha dhënë 30 pikë. Jam shumë e lumtur që ka fituar Eneda dhe jo dikush tjetër",- është shprehur Fifi duke shtuar se ka pasur garë të fortë mes saj dhe Enedës, pasi kjo e fundit është këngëtare me super vokal.

Pra, Fifi e vlerëson Enedën dhe siç duket nuk ka hatërmbetje mes tyre.

 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BLITZ.AL (@blitz.al) on