Sipas një studimi 1/3 e meshkujve mendojnë se është joprofesionale që vajzat të flasin për periodat në vendin e punës. Në një studim të kryer në Britaninë e Madhe, ku morën pjesë 2000 punonjës zyre, rezultoi që 32% e meshkujve mendonin se çështja e periodave ishte e papërshtatshme të diskutohej në zyrë. Ndërkohë që gjysma e grave dhe vajzave pranuan se ndiheshin në siklet qoftë edhe kur nxirrnin nga çanta pecetat higjenike në sy të kolegëve meshkuj. Mos të flasim pastaj për diskutime që kishin lidhje me periodat. Sipas studimit, për to ishte më mirë të diskutohej çdo temë tjetër, përveç tyre.

Tina Leslie, themeluesja e Freedom4Girls u shpreh se vajzat nuk duhet të vuajnë në heshtje, sidomos për diçka kaq natyrale dhe normale siç janë periodat. Ajo shton se është zhgënjyese që në 2019-ën, 1/3 e meshkujve mendojnë se është joprofesionale të flasësh për periodat.

Por pse ky qëndrim nga ana e meshkujve?

Sipas ekspertit dhe psikologut Niels Eék, meshkujt nuk dëshirojnë të dëgjojnë të flitet për periodat, pasi është diçka e panjohur për ta. Kështu, ai shton se të folurit për diçka që nuk e njohim dhe nuk e kemi provuar shkakton stres, frikë dhe ankth.

Ju si mendoni?