Aftësitë ndërpersonale janë thelbësore për të krijuar një marrëdhënie të mirë dhe të shëndetshme në vendin e punës. Por shpeshherë komunikimi çalon për arsye nga më të ndryshmet dhe krijohen problematika në ambientin e punës. Çfarë duhet të bëni që të ndërtoni marrëdhënie sa më efektive në punë:

Prano rëndësinë e ndjeshmërisë

Një nga faktorët që ndikojnë negativisht në udhëheqje është të tregohesh i pandjeshëm dhe i pakujdesshëm në lidhje me nevojat dhe shqetësimet e të tjerëve. Që të jeni efektiv, duhet të krijoni marrëdhënie pune me të tjerët të bazuar në besim, respekt dhe kujdesje, si dhe të tregoheni të ndjeshëm ndaj opinioneve, ndjenjave dhe interesave të të tjerëve kur komunikoni me ta.

Krijo marrëdhënie joformale

Përdor ndërveprimet joformale me kolegët, superiorët dhe vartësit si një mënyrë për të ndërtuar marrëdhënie shumë të mira pune. Përdor mirësjelljen, një buzëqeshje apo një përshëndetje kur i takoni rastësisht. Trajto bashkëpunëtorët me respekt dhe mos u trego paragjykues kur komunikon me ata.

Tregohu i afrueshëm

Nëse kolegët të konsiderojnë të paafrueshëm, pyet veten se cila është arsyeja që krijon këtë përshtypje. Përpiqu vazhdimisht të ndërveprosh joformalisht me ta.

Përpiqu të përmirësosh marrëdhëniet e punës që s’janë të forta

Konsidero kolegët me të cilët punon rregullisht dhe identifiko ata kolegë me të cilët ke marrëdhënie jo të forta.

Identifiko barrierat ndërpersonale

Identifiko këto barriera të cilat ndërhyjnë në marrëdhëniet e punës dhe vendos se si mund t’i kapërcesh ato. Ato janë një sfidë që mund dhe duhet të kapërcehen.

Trego vullnet për t’u përshtatur

Disa probleme mund të kërkojnë aftësi për të përshtatur mënyrën tënde të sjelljes kur ndërvepron me të tjerët. Në këto raste, është e rëndësishme të konsiderosh situatën nga perspektiva e personit tjetër dhe të kuptosh arsyet pse ata sillen në atë mënyrë. Në disa raste, arsyet nuk janë as egoiste as të këqija; thjesht janë unike.

Konsidero pikëpamjet e të tjerëve

Prano faktin që njerëzit e tjerë i perceptojnë pikëpamjet e tyre të vlefshme, po aq sa ato që ti prezanton, si dhe prano faktin që disa individë nuk do të binden plotësisht duke pranuar pikëpamjen tënde apo të kenë vullnetin për kompromis.

Tregohu një koleg/këshillues

Tregohu një koleg/këshillues për ata që kanë pak eksperiencë dhe që mund të përfitojnë nga njohuritë e tua.

Burimi: Duapune.com