Ai është një nga prezantuesit më simpatik të ekranit shqiptar! Me sharmin dhe stilin e dallueshëm në veshje, me elokuencën dhe protagonizmin në çdo studio televizive ku është pjesë, Xhani Shqerra është një emër i njohur në televizionin shqiptar.
E për ata që e ndjekin vazhdimisht në ecurinë e karrierës, duket sikur ai ka një "jetë" që është pjesë e ekranit, por e vërteta duket të jetë krejt ndryshe!
Le të mos e harrojmë faktin që përpara se të niste karrierën si moderator, Xhani ka ardhur në sytë e publikut si këngëtar. Si pjesë e disa kompeticioneve rinore artistike ai është ngjitur herë pas here në skenë për të shpalosur talentin dhe vokalin e tij në këngë.
Këtë gjë ka bërë edhe këtë herë! Ndonëse krejt spontanisht, në Instastory-n e tij ai ka publikuar disa video teksa ndodhet në makinë dhe në sfond dëgjohen këngë të Ardit Gjebreas, të cilat edhe vetë Xhani i shoqëron me zërin e tij.
Sigurisht, me zërin e intonuar dhe dëshirën për muzikën, moderatori na ka bërë të besojmë me këtë gjest se ndoshta po mendon rikthimin në muzikë.
Ku i dihet!