Është një maskë shumë e thjeshtë që mund ta bësh vetë në shtëpi dhe që do të të ndihmojë për majat e djegura nga vera e nxehtë, uji me klor apo me kripë. Ky trajtim është fare i thjeshtë dhe, sigurisht, bëhet me produktet e shtëpisë.

Çfarë të duhet:

Një e verdhë veze

3 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë gjelle mjaltë

Sigurohu si fillim që të ndash të verdhën e vezës nga e bardha, sepse e verdha është super hidratuese për flokët e thatë dhe të dëmtuar. Pasi ta kesh ndarë të verdhën e vezës nga e bardha, përzieje të verdhën me mjaltin dhe me vajin e ullirit. Pastaj, thjesht aplikoje masën në gjysmat e flokut dhe poshtë, duke u fokusuar në majat e dëmtuara. Mbaji ashtu për rreth një orë para se t’i lash. Pas disa trajtimeve të tilla, majat do të rigjenerohen dhe do të shkëlqejnë.