Kivit janë fruta të vogla që kanë shije të mirë dhe shumë përfitime shëndetësore. I gjithë fruti i kivit është i ngrënshëm, përfshirë dhe lëkurën e tij, por shumica e njerëzve preferojnë ta qërojnë para se ta hanë.

1. Ndihmon në trajtimin e astmës

Sasia e madhe vitaminës C dhe antioksidantëve që përmban kivi mund të ndihmojnë në trajtimin e astmës. Një studim i vitit 2010,zbuloi se konsumimi rregullisht i kivit ka efekt pozitiv në funksionin e mushkërive. Frutat e freskëta si kivi mund të reduktojnë problemet me frymëmarrjen tek fëmijët.

2. Ndihmon në tretje

Kivit përmbajnë shumë fibër, që është shumë e mirë për tretjën. Këta fruta përmbajnë gjithashtu një enzimë proteolitike që quhet aktinidin, e cila ndihmon në zbërthimin e proteinave.

3. Përmirëson sistmin imunitar

Kivit përmbajnë shumë vitaminë C. Një filxhan kivi siguron 273% të sasisë së rekomanduar ditore për këtë vitaminë. Vitamina C është një nutrinent bazik për sa i përket përmirësimit të sistemit imunitar, duke reduktuar mundësinë për zhvillimin e gripit apo sëmundjeve të tjera të ngjashme.

4. Redukton riskun e problemeve të tjera shëndetësore

Stresi oksidativ mund të rezultojë në dëmtim të ADN. Kjo mund të çojë në probleme shëndetësore. Pjesërisht për shkak të antioksidantëve që përmban, konsumimi rregullisht i kivit redukton mundësinë për stress oksidativ. Meqë dëmtimi oksidativ i ADN lidhet shumë me kancerin e kolonit, konsumimi i kivit mund të ulë rrezikun për t’u prekur nga ky kancer.

5. Ndihmon në menaxhimin e tensionit të gjakut

Substancat bioactive në tre kivi në ditë mund ta ulin tensionin e gjakut më shumë se një mollë në ditë. Në term afatgjatë, kjo mund të sjellë një risk më të ulët për zhvillimin e problemeve qe kanë të bëjnë me tensionin e gjakut si ataket kardiake apo goditjet në tru.

6. Redukton mpiksjen e gjakut

Një studim nga Universiteti i Oslos zbuloi se ngrënia e dy deri në tre kivi në ditë, ul në mënyrë domethënëse riskun për mpiksjen e gjakut. Gjithashtu u zbulua se kivit reduktojnë  sasinë e yndyrnave në gjak. Studiuesit  e krahasuan efektin e kivit me efektin e një aspirine në ditë.

7. Mbron ndaj humbjes së shikimit

Arsyeja kryesore e humbjes së shikimit është degjenerimi i makulës, dhe kivit mund t’ju nidihmojnë që t’i mbroni sytë nga kjo. Ngrënia e tre racioneve kivi në ditë, e redukton degjenerimin e makulës me 36%. Nivelet e larta të zeaksanthinës dhe luteinës besohet që kontribuojnë për këtë efekt.

Burimi: Healthline/Shendeti/