Paso doble është një nga kërcimet më të vështira dhe që kërkon perfeksion maksimal. Një kërcim të tillë interpretuan Mateus dhe Eliona sonte në “Dance With Me 6” në Tv Klan.

Performanca e tyre ishte pothuajse perfekte, me përjashtim të Mateusit që buzëqeshte vazhdimisht. Sikurse tha dhe balerina e TKOB, Enada, e cila është edhe anëtare e jurisë së “DWM”, ky ishte fakti i vetëm që u hoqi Mateusit dhe Elionës pikët maksimale.

Enada nuk toleroi aspak, madje ishte shumë e rreptë me Mateusin që vazhdonte të qeshte dhe të mos mbante seriozitetin gjatë kërcimit të paso doble. Nga ana tjetër, Enada komplimentoi dhe vlerësoi maksimalisht Elionën, që e interpretoi në mënyrë të shkëlqyer këtë kërcim: "Kërcimi ishte shumë i bukur, i fortë…Mos më qesh, të lutem mos më qesh, sepse pikërisht në këtë kërcim ti duhet të ishe shumë serioz. Sepse nuk ishte as një paso doble që kishte brenda ndonjë efekt komik e do ta pranoja. Më vjen keq, sepse Eliona me shumë fuqi, me interpretim, ti e rrëzon të gjithë gjënë."

"Ishe shumë mirë, kishe momente që ishe shumë bukur dhe në interpretim dhe në lëvizje, kur në momente të caktuara i vije një buzëqeshje dhe e rrëzojë komplet gjithë gjënë."

"Shiko, ne nuk na kanë thënë këtë javë të mos qeshim", - tha Mateusi duke vijuar shakanë, por Enada nuk toleron. 

"Nuk po komentoj më se ty të ka kapur e qeshura sonte, nuk dua…Do ta jap notën në fund. Ore nuk të vjen keq për atë që ke në krah… që të zbukuron kur e ke në krah", - vijoi Enada dhe ndëshkimin e çoi deri në fund duke i dhënë çiftit vetëm 4 pikë: "Mendo të ishin profesionistë këta, nuk do ta kishin të lehtë me mua, në rastin konkret nuk kam çfarë të them."