Çelësi i suksesit për të pasur një fundvit sa më të suksesshëm është përgatitja. Më poshtë do të lexoni 5 këshilla sesi të keni një fundvit me rezultate sa më të mira:

Fillojeni me një vetëvlerësim

Hapi i parë për të pasur reulztate sa më të suksesshme në fund të vitit është që të filloni të bëni një vetëvlerësim të të gjitha arritjeve dhe dështimeve me të cilat ju jeni përballur gjatë gjithë vitit.

Përgatituni sa më mirë

Analiza në fund të vitit ka të bëjë mbi të gjitha me përgatitjen tuaj për të shpjeguar dhe për të treguar të gjitha arritjet dhe vështirësitë me të cilat ju jeni përballur. Ndaj, ju duhet ta përgatisni veten shumë mirë sa i takon analizës që do t’i prezantoni eprorëve tuaj.

Mblidhni sa më shumë të dhëna

Fundi i vitit shoqërohet shpeshherë edhe me bonuse, rritje ne detyrë, vlerësimi të performancës, prandaj ju duhet të mblidhni sa më shumë të dhëna dhe fakte për të mbrojtur punën tuaj të bërë gjatë një viti. Mbështetini të dhënat tuaja duke i shoqëruar ato më statistika dhe shembuj të tjerë.

Duhet të jeni të përgatitur për t’iu përgjigjur si feedback-ut negativ ashtu edhe atij pozitiv

Shpeshherë analiza juaj e fundvitit nuk shkon ashtu siç ju mund ta keni imagjinuar dhe prandaj ju duhet të jeni të përgatitur si për të dhënë përgjigje për një feedback negativ ashtu edhe në rastin më të mirë të mundshëm pastaj për një feedback pozitiv.

Tregohuni largpamës

Gjatë analizës që ju do të prezantoni në fund të vitit, duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sepse në atë periudhë të vitit menaxherët përcaktojnë edhe objektivat e vitit të ardhshëm. Prandaj ju duhet të tregoheni sa më largpamës dhe të keni përgatitur edhe ju objektivat tuaja të vitit tjetër.