Nesër është finalja e madhe e Festivalit të 58-të të RTSH-së. Mes 12 këngëtareve është emri i fituesit që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion. Gara është e fortë, ka emocion duke qenë edhe live përpara një publiku të madh në sallë, por edhe atij që i ndjek nga shtëpia. Mirëpo, çfarë pritet të ndodhë në finalen e madhe të Festivalit të Këngës? Cilat janë surprizat që janë përgatitur për mbrëmjen e 22 dhjetorit?

Së pari, të gjithë besoj e dini se do të jenë dy të ftuara mjaft speciale që do të këndojnë nesër në finalen e madhe.

-E para është këngëtarja italiane e hitit “Bangkok”, Giusy Ferreri, e cila me siguri ka shumë adhurues shqiptarë që do të jenë në sallë për ta duatrokitur.

-E dyta është këngëtarja shqiptare me famë botërore, Eleni Fouréira. Ajo ka përfaqësuar Qipron në Eurovizion, ndërkohë vjen në skenën e festivalit të RTSH-së për të kënduar shqip.

Mirëpo, një festival nuk do të kishte kuptim pa çmime. Në natën finale, do të nderohet një këngëtare e madhe e skenës shqiptare për afro 4 dekada. Ema Qazimi do të nderohet me çmim mirënjohjeje për kontributin e madh që i ka dhënë muzikës shqiptare ndër vite.

Ndërkohë edhe drejtuesja e këtij festivali të 58-të, Alketa Vejsiu ka përgatitur surpriza për natën finale. Monologët, risia e këtij festivali nuk do të mungojnë as nesër, prandaj mos e humbisni këtë natë. Siç i takon dhe kësaj mbrëmjeje të rëndësishme, Vejsiu ka zgjedhur 5 fustane nga stilisti Valdrin Sahiri dhe stilistja e Class By Alketa Vejsiu, Livia Myftari. Për grimin, Alketa ka menduar të qëndrojë tek natyralja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ALKETA VEJSIU (@alketavejsiu) on

Ndërkohë, Post Festival me Eni Shehun, nuk duhet humbur. Për nesër në mbrëmje mos bëni plane, pasi keni shumçka për të parë në finalen e Festivalit të Këngës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Eni Shehu (@enishehuiam) on

Lexoni gjithashtu:

Zbulohen emrat, këta janë 12 finalistët e Festivalit të Këngës në RTSH