Nëse ende nuk e keni gjetur se çfarë do të vishni në natën e ndërrimit të viteve, në festën e punës apo në festa të tjera që nuk mungojnë këtë sezon, atëherë po ju japim disa ide. Këtë fundvit duhet të dukeni patjetër festive dhe vëmendje e veçantë duhet t’i kushtohet veshjes. Elle.com ka disa sugjerime që do t’ju bëjnë të dukeni një yll i vërtetë.

Nëse dëshironi të ndiheni më komode gjatë festës, zgjidhni një kostum. Copa velvet do t’i japë veshjes prekjen festive që ju duhet.

Nëse sërish nuk jeni fanse e fustaneve, jepini veshjes shkëlqimin që i takon me një bluzë me temina. Mund ta kombinoni me gjithçka që ju bën të ndiheni rehat.

Shkëlqimi nuk duhet të mungojë gjatë festave. Kombinojeni një fund të tillë me një bluzë sateni dhe do të rrezatoni.

Nëse teminat nuk janë stili juaj, atëherë zgjidhni një fustan me pupla. Nuk është kurrë një zgjedhje e gabuar!

Një fustan i gjatë tyl është një zgjedhje e mirë për festat ku edhe vallëzohet shumë.

S’ka nevojë për fjalë.

Çfarë bërtet me shumë “festëëë” se velvet + temina?