Fundjavën që lamë pas, në “Mos i fol shoferit”, Arbër Çepani foli për herë të parë për jetën e tij private duke zbuluar se e ka gjetur dashurinë e vërtetë. Arbri shtoi se nuk flet kurrë në intervista për vajzën duke qenë se ajo nuk është figurë publike, por i përket botës së biznesit.
“Personi në fjalë nuk është person publik, mbi të gjitha, dhe duke mos qenë person publik nuk kam dashur që ta ngatërroj. Ajo është në botën e biznesit, është sipërrmarrëse. Doja dikë në botën e biznesit sepse në fund të ditës e kuptojmë më shumë njëri-tjetrin”, -ka thënë ai.
Por, kjo çështje nuk ka mbetur me kaq, pasi Agjenti 00Thumb, i ThumbOn ka zbuluar kush është vajza që i ka vjedhur zemrën Arbrit, duke siguruar edhe foto.
Sipas Agjentit 00Thumb, ajo quhet Evi Gjikuria dhe është biznesmene në fushën e turizmit. Ajo dhe Arbri kanë bashkëpunuar shpesh në biznes dhe siç tha vetë Arbri merren vesh shumë mirë. Nga një kërkim i thjeshtë në profilin e Arbrit në Instagram, pamë se ai poston shpesh foto me partneren, por askujt nuk i kishte shkuar në mendje se mes tyre ka më shumë se miqësi.
View this post on Instagram
Lexoni edhe:
Arbër Çepani flet për herë të parë për të dashurën biznesmene