Është ekzekutuar në qendër të Rrëshenit pronari i një televizioni në Lezhë. Viktima quhet Kastriot Reçi. Edhe pse ai është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore, nuk i ka mbijetuar dot plagëve të marra. Kastrio Reçi është pronar i “Media plus-tv” në Lezhë.

Dy vite më parë, atij i vranë të vëllanë në Romë të Italisë.

Ndërkohë në një postim të fundit në Facebook më 1 janar, Kastrit Reçi ka ndarë edhe një urim për "Vitin e Ri", ku jep edhe një mesazh: "Qëndroni sa më larg njerëzve të keqinj, mashtrues dhe të pabesë".

Njoftimi i policisë

Sot, rreth orës 11:05, në afërsi të një lokali në Rreshen, Mirditë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi K.R., 47 vjeç

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Lezhë, të Komisariatit të Policisë Mirditë, po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli për kapjen e autorit/eve.