Edhe pse Elvis Presley vdiq pothuaj 4 dekada më parë, kjo e enjte do të kishte qenë ditëlindja e tij e 85-të, nëse do të ishte gjallë.

Pavarësisht jetës së shkurtër, Presley pati një famë të jashtëzakonshme, gati gjysmën e jetës së tij u mor me muzikë. Edhe sot, pas 4 dekadash e gjysmë, ditëlindja e tij është një rast për të kujtuar muzikën e pavdekshme dhe stilin unik.

Elvis Aron Presley lindi më 8 janar 1935 në Tupelo, Misisipi. Kisha ishte kontakti i parë tij me muzikën. Në 8-vjetorin e lindjes, Elvis do të zgjidhte kitarën, mes dhuratave të tjera: biçikletë, pushkë. Sapo zgjodhi kitarën, mësoi të lunte me të edhe në festat familjare. Shumë vite më vonë, Elvis do të identifikohej me shprehjen: “Kam stilin tim... Muzika ime është si e askujt!”.

Një nga njarjet më të rëndësishme të karrierës ka qenë pjesëmarrja e Frank Sinatra-s në festën e kthimit "Welcome Home Elvis”, për të cilën është paguar 125.000 dollarë, një shifër rekord për atë kohë.

Karriera e gjatë vazhdoi për vite me radhë, derisa në janar 1975 shëndeti i tij, që vetëm keqësohej e detyron të shtrohet në spital për rreth dy javë. Në mars i jepet çmimi "Grammy for Best Inspirational Performance” për këngën “How Great Thou Art” në versionin “live”.

Në fund të vitit 1975, Elvis më në fund mund të udhëtojë në jahtin e tij personal. Në fillim të nëntorit edhe historia e tij me Linda Thompson përfundon dhe në fund të të njëjtit muaj, takon Ginger Alden, që do të qëndrojë me të deri në fund të vdekjes. Në periudhën e viteve të fundit, shëndeti i Elvis ishte bërë një problem vërtet serioz dhe është shtruar shumë herë në spital. Pesha e tij ishte tepër e pakët dhe imazhet që shfaqen në këtë periudhë janë me të vërtetë të tjetërsuara. Shikimi i tij u shua, por zëri i tij i mrekullueshëm dhe potent mbeti melodioz.

Më 26 qershor 1977, shkoi në Indianapolis për të marrë pjesë në Indiana's Market Square Arena: koncerti i tij i fundit dhe ngjitja e fundit në skenë. Pas këtij koncerti, Elvis kthehet në Memphis për të pushuar dhe për t’u përgatitur për turneun e ri koncertor, që duhej të fillonte gjatë muajit gusht... 16 gusht 1977 pak pas mesnatës Elvis kthehet në Graceland. Afërsisht rreth orës 7 të datës 17, kthehet në dhomën e tij për t’u qetësuar. Por, në mbrëmjen e vonë Elvis gjendet në gjendje të rëndë shëndetësore, saqë dhe mjekët nuk kishin se çfarë t’i bënin.

Vdes në moshën 42-vjeçare.