Tre persona dyshohet se kanë ndërruar jetë nga sëmundja e rëndë e miningjitit, por vetëm një rast është i konfirmuar zyrtarisht. Bëhet fjalë për policin e Rrugores Mariglen Mestani që u nda nga jeta dy ditë më parë. Sipas, ABC News, pas vdekjes së policit 27-vjeçar nga sëmundja e rëndë e miningjitit, shefja e Epidemiologjisë në ISHP-ja, Silva Bino ka dalë në deklaratë për mediat.
Binaj konfirmoi zyrtarisht se i riu vdiq nga miningjiti ndërsa janë marrë analizat për persona të tjerë të dyshuar.
Sipas saj, nuk ka vend për panik sepse nuk kemi epidemi permanente. Po kaq ajo konfirmoi se janë edhe tre raste të tjera të dyshuara, njëri prej tyre në Durrës, por pritet të dalin analizat.
“Është infeksion i rëndë, fatal, që ka një evolucion tepër të shpejtë. Është një sëmundje e transmetueshme. Nuk ka rrezik, pasi të gjithë personat që kishin kontakt me personin e prekur kanë marrë antibiotikët. Kemi vetëm një rast të evidentuar. Mostrat po analizohen, duhet të presim rezultatin dhe të themi të vërtetën”, u shpreh Bino.