Është vështirë të gjesh një foto ‘të pastër’ sot në Instagram. Bota e madhe e internetit ofron një mori filtrash, të cilët preken nga pak nga të gjithë – në mënyrë që për publikun e gjerë të dalë imazhi perfekt.

Edhe pse të gjithë e dimë që nuk ekziston, jemi të prirur të ndjekim trendet për të arritur drejt imazhit të përsosur.

Por shumë shpesh, të kufizuar edhe nga mundësitë, njerëzit e arrijnë edhe në forma shumë të thjeshta të përsosurën. Rruga drejt së përsosurës kalon shpesh çdo fantazi njerëzore.

Të ngjashëm me një grup producentësh kinematografikë, këta amatorë që do të shikoni më poshtë kanë krijuar një skenë të ngjashme me filmat për të shkrepur një foto që si shpërblim ka një “like” më shumë në rrjet.