Pasi Marie Curie fitoi çmimin 'Nobel', Albert Einstein i shkruan letër: Injoroje turmën që vetëm kritikon

Një letër përgjithmonë

Nga Class 11 January 2020

Pasi Marie Curie fitoi çmimin 'Nobel', Albert Einstein i

Albert Einstein i shkruante letër Marie Curie- së në nëntor të vitit 1911, pasi ajo kishte fituar çmimin e dytë Nobel, ndërsa ai do e fitonte vetëm dhjetë vjet më pas:

"Jashtëzakonisht e vlerësuara Znj. Curie,

Mos qeshni me mua që po ju shkruaj pa pasur asgjë sensitive për të thënë, por jam kaq i nevrikosur nga mënyra e ulët me të cilën publiku po merret me ju, sa duhet ta them këtë mendim… Megjithatë jam i bindur që ju e përçmoni njëlloj këtë turmë, si kur ajo ju respekton pa fund me servilizëm edhe kur kërkon të ngopë epshin e saj për sensacion. E ndiej për detyrë  të them sesa e admiroj intelektin, vullnetin dhe ndershmërinë tuaj dhe e ndiej veten me fat që ju kam njohur personalisht në Bruksel. Kushdo që nuk e numëron veten mes këtyre reptilëve, është sigurisht i lumtur, tani si më parë, që  kemi mes nesh, personazhe si ju dhe Langevin gjithashtu, me të cilët njeriu ndihet i privilegjuar të ketë kontakt. Nëse turma vazhdon të merret me ju, ju lutem mos i lexoni ato budallallëqe, por lërjuani reptilëve për të cilët janë prodhuar.

Me përshëndetjet më miqësore për ju, Langevin dhe Perrin, juaji shumë sinqerisht"

Marie Curie ishte vlerësuar me Çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1903 dhe në Kimi në 1911.

Albert Einstein ka marrë Çmimin  Nobel në Fizikë në vitin 1921.

Intervistë

Prapaskenat e setit fotografik për kopertinën e këtij muaji

Beauty Tutorial

Si të arrini grim natyral për përditshmëri në 5 minuta

Vlog

Një ditë në Javën e Modës në Paris me të ftuarit tanë

Street Style

Trendet kryesore të rrugës që dalluam këtë sezon