Gjumi është shumë i rëndësishëm që trupi të funksionojë në mënyrë të shkëlqyer. Kështu që nuk është surprizë që edhe mënyra se si fle mund të ndikojë në shtimin ose jo në peshë.

Sipas Dr. Adrienne Youdim, MD, drejtoreshë në qendrën “Weight Loss and Nutrition” në Beverly Hills, Kaliformi, "gjumi është i lidhur me peshën e trupit dhe ndikon shumë edhe te rënia ose jo në peshë. Një regjim i plotë do të thotë më shumë mundësi për peshë të ekuilibruar." Ja një arsye tjetër pse duhet të bësh më shumë gjumë…  

Cili është truku që ndikon në shtimin në peshë? Dr. Youdim shpjegon: "Sipas studimeve të fundit, orët e limituara të gjumit ose gjumi me ndërprerje ndihmojnë hormonet e urisë duke të Ò«uar te konsumi i më shumë karbohidrateve dhe ushqimeve me kalori si ëmbëlsirat dhe yndyrat."

Kjo është një prej arsyeve që ndikon drejtpërdrejt në peshën e trupit, kështu që nëse je duke menduar për të humbur disa kile, 8 orë gjumë është gjëja më e rëndësishme që duhet të bësh Ò«do natë.