Ka artistë që e pranojnë që në një pikë të karrierës së tyre mund të kenë bërë një zgjedhje të gabuar. Edhe këngëtarja Anxhela Peristeri ka treguar në “Wake up”, në Top Channel, se cila këngë e saj, nuk i pëlqen aspak Anxhelës. Pa droje fare, Anxhela ka treguar se kënga “Mos kërko seks”, e publikuar në vitin 2004, ishte një zgjedhje e menaxherit të saj asokohe.
“S’ishte filozofia ime. Ishte filozofia e menaxherit të atëhershëm, filozofia e tekstshkruesit”,-ka treguar Anxhela.
Ndërkohë, këngëtarja nuk ka shpëtuar pa kënduar edhe një pjesë të refrenit, i cili ka qenë i tillë:
“Mos kërko seks, sepse në fyt të ngec
Mendo një tjetër, ndoshta ty dhe të ec
Me klube nate gjithë jetën do ta çosh
Sipas gustos sate nuk mund të më trajtosh”.
Në fakt duke ndjekur sot karrierën e saj, hitet e njëpasnjëshme (kryesisht balada), e kemi të vështirë ta lidhim Anxhelën me këtë tekst. Gjithsesi, ajo është penduar dhe kjo këngë nuk është as në Youtube.