Kjo është një listë e pazakontë. Ju informon për disa personazhe të njohur, të cilët, me siguri kanë qenë të dehur kur kanë vendosur të martohen. Shumë prej aktorëve të njohur, muzikantë dhe sportistë, me shumë mundësi kanë qenë nën efektin e alkoolit kur janë martuar. Shumë prej këtyre të famshmëve janë martuar kur kanë vizituar Las Vegas-in, ndërsa të tjerë janë martuar në plazh. Madje, njëri prej tyre e ka anuluar martesën vetëm pas tri ditësh. Shikoni çmenduritë e VIP-ave.

Britney Spears

Kush është më i dehuri nga të gjithë në këtë listë? Britney Spears. Duhet të ketë qenë e dehur kur është martuar me të dashurin e saj në Nevada, Las Vegas, sepse vendosi ta anulojë martesën vetëm pas 55 orësh.

Pamela Anderson

Pamela Anderson dhe Tommy Lee, me siguri kanë pasur një lajthitje të vogël kur kanë vendosur të martohen në një plazh të bukur vetëm katër ditë pasi e kishin njohur njëri-tjetrin. Ata lindën dy fëmijë para se të divorcoheshin në 1998-ën.

Carmen Electra

“Ka qenë e dehur” është shpjegimi i vetëm që mund të thuhet për Carmen Electra, e cila u martua me basketbollistin Dennis Rodman në “Little Chapel of the Flowers”, në Las Vegas, Nevada në vitin 1998. Martesa u anulua 9 ditë më vonë.

Mel Gibson

Për një moment të duket sikur Mel Gibson është gjithmonë i dehur. Ky është një mendim i mirë, sepse përfshin edhe martesën e tij me Robyn Moore në 1980.

Amy Winehouse

Amy Winehouse dhe Blake Fielder-Civil duket se e kanë inkurajuar njëri-tjetrin nëpërmjet zërit. Megjithatë, duhet të kenë qenë të dehur, ndërsa kanë marrë vendimin për martesë më 18 maj të vitit 2007, sepse në vitin 2009 u divorcuan.

Janeane Garofalo

Edhe Janeane Garofalo duhet të ketë qenë nën efektin e alkoolit kur u martua me Robert Cohen në Las Vegas, në vitin 1991. Ajo e mori të gjithën si një lojë dhe as nuk u martua me dokumente derisa, shumë vite më vonë, Cohen donte të martohej. U divorcuan në vitin 2012.

Tommy Lee

Tommy Lee dhe Pamela Anderson, me shumë mundësi kanë qenë pak në qejf kur vendosën të martohen vetëm pas katër ditësh që e njihnin njëri-tjetrin. Patën dy fëmijë para se të divorcoheshin.

Megan Hilty

Martesat në Las Vegas, zakonisht kanë ndikim të madh për kohën kur dikush vendos të martohet, pra edhe kur është i dehur. Megan Hilty u martua me Brian Gallagher në Las Vegas, Nevada në 2013.

Kevin Dillon

Shpjegimi i vetëm që mund t’i jepet edhe martesës së Kevin Dillon me Jane Stuart është që ka qenë i dehur. Martesa e tyre u bë përsëri në Las Vegas, në vitin 2006.