Oscar de la Renta: “Ec sikur ke nga pas 3 meshkuj”.

Yves Saint Laurent: “Modat zbehen, stili është i përjetshëm”.

Karl Lagerfeld: “Asnjëherë nuk je shumë apo mjaftueshëm e veshur zyrtarisht me një fustan të zi”.

Coco Chanel: “Që të jesh e pazëvendësueshme, duhet të jesh e veçantë”.

Audrey Hepburn: “Finesa është e vetmja bukuri që mbetet e pashlyeshme”.

Carrie Bradshaw: “Më pëlqejnë lekët e mia kur mund t’i shikoj të varura në gardërobën time”.

Bo Derek: “Kush ka thënë që lekët nuk blejnë lumturinë, ndoshta s’ka ditur ku të shkojë për shopping”.

Giambattista Valli: “E vështirë në modë nuk është të jesh i njohur për një logo, por për një linjë”.

Coco Chanel: “Moda nuk ekziston vetëm në fustane. Atë mund ta gjesh në qiell, në rrugë, ka të bëjë me idetë, me mënyrën e jetesës dhe me gjithë ato që na ndodhin”.

Anna Wintour: “Nëse nuk mund të bëhesh më e mirë se kundërshtarja jote, të paktën vishu më mirë se ajo”.

Lauren Hutton: “Modë është ajo që na prezantojnë dizajnerët katër herë në vit. Stil janë ato që ne zgjedhim”.

Alexander Wang: “Çdokush mund të vishet mirë dhe plot shkëlqim, por është më interesante të shihet se si vishet në një ditë pushimi”.

Mary Quant: “Gruaja moderne i vesh rrobat, nuk e veshin ato atë”.

Betsey Johnson: “Vajzat nuk vishen për djemtë. Vishen për veten, dhe sigurisht për vajzat e tjera. Sepse nëse do të visheshin për djemtë, ato do të qarkullonin lakuriq”.

Christian Dior: “Shumë femra besojnë se këpucët janë të parëndësishme, por vërtetimi se një femër ka finesë gjendet pikërisht tek këmbët e saj”.

Gianni Versace: “Mos ndiqni tendencat. Mos u ktheni në pronë të modës, por vendosni çfarë jeni dhe çfarë doni të shprehni me mënyrën e veshjes dhe jetesës”.

Miuccia Prada: “Kur dizenjoj, mendoj për ata që kalojnë një periudhë të vështirë në jetën e tyre. Ndoshta janë të mërzitur, por kur zgjohen në mëngjes dhe veshin diçka që unë kam bërë, ndjehen pak më mirë. Në këtë kontekst, moda ndihmon pak në jetën e një njeriu. Por vetëm pak”.

Rachel Zoe: “Stili është mjeti me të cilin tregon kush je pa u dashur të flasësh”.

Marilyn Monroe: “Jepi një vajze këpucët e duhura dhe do të sundojë botën”.

Alexander McQueen: “Moda duhet të ishte një lloj arratisjeje, jo një lloj burgosjeje”.

Manolo Blahnik: “Pothuajse gjysma e krijimeve të mia janë me fantazi të kontrolluar, 15% janë totalisht çmenduri dhe gjithë të tjerat janë ‘bukë me djathë’”.

Ralph Lauren: “Nuk dizenjoj rroba. Dizenjoj ëndrra”.

Diana Vreeland: “E vetmja elegancë e vërtetë gjendet në mendje. Kur ajo ekziston, gjithë të tjerat rrjedhin prej saj”.

William Battie: “Stil do të thotë të të nxjerrin kondrabandë nga shteti dhe ti ta bësh të ngjajë sikur po kalon i pari në radhën e paradës”.

Marc Jacobs: “Për mua veshja është një mënyrë vetëshprehjeje, ajo le shumë të kuptohet se kush jemi nga rrobat që zgjedhim të veshim”.

Yves Saint Laurent: “Me kalimin e viteve kam kuptuar se më e rëndësishmja për një fustan është femra që do ta veshë”.

Victoria Beckham: “Nuk mund të përqendrohem me këpucë të sheshta”.

Anne Klein: “Rrobat nuk kanë për ta ndryshuar botën, por femrat që i veshin PO”.

Bill Blass: “Kur keni dyshime se çfarë të vishni, vishni të kuqe”.

Donna Karan: “Anuloje negativen, thekso pozitiven”.

Lady Gaga: “Thjesht po mundohem të ndryshoj botën, me nga një teminë çdo herë”.

Sophia Loren: “Fustani i një femre duhet të jetë si gardh me rrjetë teli: t’i shërbejë qëllimit pa ndaluar pamjen”.

Edna Woolman Chase: “Moda blihet. Stilin duhet ta kesh”.

Virginia Woolf: “Rrobat kanë funksion më të rëndësishëm sesa të na mbajnë ngrohtë. Ato ndryshojnë mendimin që kemi ne për botën dhe bota ndryshon mendimin që ka për ne”.

Coco Chanel: “Një femër ka për detyrë të ketë dy gjëra: stil të lartë dhe të shkëlqyer”.