Nga pranvera e deri në vjeshtë një ndër elementët esencialë të gardërobës sonë është pa dyshim bluza e bardhë me mëngë të shkurtra. Oversized, e ngushtë, me printe, me shkronja apo pa asgjë, T-shirt-i i bardhë është aty për të na shpëtuar jetën në çdo rast. Megjithatë këtë vit, përveç një T-shirti të bardhë, në gardërobën tuaj duhet të keni një tjetër veshje bazike, e cila dikur ka qenë shumë në modë. Po flasim për kanotierën e bardhë.

Duket se ajo do të jetë një trend i madh gjatë sezonit pranverë-vjeshtë këtë vit dhe e mira është se nuk kushton shumë. Nuk mund të themi se kanotiera e bardhë doli nga moda, por prej kohësh nuk përdorej më aq shumë sa disa vite më parë. Megjithatë, duket se kjo gjë do të ndryshojë këtë vit.

Në pasarelat pranverë-verë 2020, një numër i madh stilistësh e rikthyen kanotierën e bardhë në koleksionet e tyre. Përmendim këtu David Koma, Hermes, Off-White, Saint Laurent etj.

 

David Koma, Hermes, Off-White
Dries van Noten, Saint Laurent, Kristina Fidelskaya

 

Po ashtu, këtë trend ia kemi parë edhe një numri të madh VIP-ash , si Bella Hadid, Rosie Huntington-Whiteley apo Kendall Jenner, që pa më të voglën përpjekje dukeshin gjithë stil. Tani e dini çfarë i mungon gardërobës suaj!