Meghan Markle së bashku me djalin e saj, Archie po shijojnë një jetë normale pa praninë e kamerave (edhe pse paparacët janë kudo). Dukesha e Sussex, Meghan Markle është fotografuar gjatë një shëtitjeje në pyll me djalin, Archie dhe me dy qentë që i mbante pranë vetes. Ajo dukej në humor të mirë dhe e qeshur gjatë gjithë kohës. Mirëpo, përdoruesit e rrjeteve sociale e kanë kritikuar sërish për mënyrën se si e mbante djalin. Ata madje i kanë shkruar se duhet të marrë këshilla nga një dado përpëra se Archie të bjerë ndonjë ditë nga duart e saj.

Gjithsesi, Meghan me siguri ka vendosur të mos i lexojë kritikat, pasi ajo ia doli të largohej nga Britania e Madhe, atje ku tabloidët nuk u treguan shumë mikpritës ndaj saj. Ndërkohë, Harry mbrëmjen e kalur i është bashkuar familjes së tij në Kanada për të filluar një jetë të re së bashku me Meghan dhe Archie.

Lexoni gjithashtu:

Meghan Markle kujton jetën e natës, Kanadaja kërkon largimin e çiftit mbretëror

Harry flet për herë të parë pas vendimit që mori: Për sa kohë gjërat janë kështu, s’kam zgjidhje tjetër

Nuk jetojnë më në kështjellë, megjithatë shtëpia e re e Meghan dhe Harry-t është mahnitëse