Pas gjithë zhurmës së madhe që ka krijuar Meghan Markle dhe princi Harry, le ta zhvendosim vëmendjen tek Kate Middleton. Dukesha e Cambridge gjatë një eventi që organizoi Buckingham Palace në lidhje me Samitin e Investimeve Mbretëri e Bashkuar-Afrikë, shkëlqeu me fustanin e kuq. Madje ajo na dha një ide se çfarë të veshim në festat në dimër, për t’u dukur bukur edhe me një fustan me mëngë të gjata. Fustani i kuq nga firma britanike Needle & Thread, i rrinte shumë bukur dukeshës, e cila dukej e lumtur dhe në humor të mirë ( ky është eventi i parë ku çifti mbretëror shfaqen pas largimit të Meghan dhe princit Harry). 

Ky fustan kushton 410 paund, ndërkohë këpucët e kuqe janë nga Gianvito Rossi dhe kushtojnë 510 paund. Ju mund të frymëzoheni nga modeli i fustanit të saj për të realizuar edhe ju një të tillë për festat e dimrit.