Tanimë ka një datë zyrtare kur do të fillojë të shfaqet për publikun filmi “I Love Tropoja”. Më 29 janar do të shfaqet premiera e filmit, për të cilin pritshmëritë janë të larta. I ftuar në “Wake Up” në Top Channel, Ermal Mamaqi ka zbuluar disa detaje të filmit, duke treguar edhe shifrën që ka kushtuar deri më tani filmi.
View this post on Instagram
Ermali rrëfeu se kostoja e filmit është shumë e lartë, pasi është investuar shumë në aparaturat dhe teknologjinë e përdorur. Për më tepër që filmi është i pavarur duke qenë se është bazuar vetëm në të ardhurat që kanë ardhur nga sponsorat dhe nuk ka mbështetjen e shtetit apo të Qendrës Shqiptare të Kinematografisë.

Deri tani shpenzimet e filmit “I Love Tropoja” kapin shifrën e 700,000 eurove dhe siç ka treguar Ermali, ka kushtuar 3 herë më shumë se filmi “Dy gisht mjaltë”.
“Filmi ka kushtuar mbi 700,000 mijë euro deri tani, sepse është një projekt që ka një ekip nga Kosova dhe Turqia. Aparaturat dhe teknologjia janë të nivelit të fundit. Mund të them se vetëm lentet që janë përdorur në këtë film, janë të njëjtat lente që janë përdorur për filmin ‘Fast & Furious 8’”, -është shprehur Ermali.
View this post on Instagram
Intervistën e plotë e gjeni në videon e mëposhtme.