Pas publikimit në emisionin Fiks Fare në Top Channel Policia e Sarandës ka shoqëruar mamanë e cila dhunonte vajzën e saj të mitur.

Policia e Sarandës ka njoftuar se ka bërë të mundur shoqërimin e shtetases me iniciale E.M 41 vjeçe, banuese në Sarandë. Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Sarandës, vijojnë veprimet për sqarimin dhe zbardhjen e rrethanave në lidhje me rastin konkret.

'Fiks Fare', në puntatën e djeshme ka publikuar pamje të tmerrshme ku nëna dhunon vajzën e saj të mitur.

Këtu gjeni edhe rastin e rëndë të publikuar nga Fiks Fare:

Nuk i lau enët se po bënte mësimet, nëna ushtron dhunë çnjerëzore ndaj vajzës