Meqenëse muaji i parë i këtij viti është në ditët e tij të fundit dhe ende nuk ke asgjë në vijë për të ndrsyhuar statusin, atëherë merr një laps dhe një letër dhe nis me objektiva. Seriozisht! Ky është viti i sfidave të mëdha, një prej të cilave për ty duhet të jetë edhe nëj partner.
Për të gjitha vajzat beqare, ky vit mund të ketë shumë ndryshime, mund të jetë një vit solid dhe motivues, por ka nevojë për disa këshilla. Si mund ta nisësh mbarë që të arrish në fund qëllimin?
Tonifiko trupin (vithet sidomos) në palestër
Rifresko gardërobën
Përqafoje jetën prej beqareje (jetoje duke e konsideruar këtë si favor)
Lëre cigaren (nëse e pi)
Ndrysho stil flokësh
Mjaft e përsërite veten
Mëso diçka të re, crafts
Merr kohë për veten, ji gjithmonë ajo që je
Provo diçka të re, sport
Shpenzo më shumë kohë me miqtë
Mjaft me justifikime, nuk ke pse i përdor ato për veten
Mjaft më me negativitet në mediat sociale
Qëndro gjithmonë e informuar për shëndetin
Thuaju JO “takimeve” online
Ndoshta jo të gjitha mund të jenë pjesë e listës së këtij viti, por vajza, mos harroni që një pjesë e mirë e tyre janë objektiva që duhet përmbushur domosdoshmërish. Të paktën në fund të këtij viti, të shkruajmë për “çiftet, në muajt e parë të lidhjes…”