Këtë fundjavë, në përpjekje që të rikrijojë kujtimet e kohës para tërmetit për këtë qytet, shkrimtari Albatros Rexhaj vizitoi Durrësin. Kjo vizitë u bë shkak për regjistrimin e këtij audio editoriali, tërësisht spontan, frymëzuar nga dhimbja dhe trauma që akoma jeton mes njerëzish aty si dhe përshtypja se kjo ngjarje kaq e madhe tashmë sikur është harruar dhe bashkë me të edhe peripecitë e njerëzve që akoma vuajnë pasojat e tërmetit. Ky audio editorial, i realizuar ekskluzivisht për Revista Class, duhet të shërbejë si pikë reflektimi për të gjithë ne.