50% e popullsisë amerikane pi kafe. Mesatarisht, një person pi 3.1 gota kafe në ditë dhe kjo thjesht dëshmon se bota jonë moderne nuk mund të jetojë pa këtë pije magjike - madje është bërë një kulturë. Por përveç efekteve pozitive, ka disa anë negative për të cilat duhet të informohen të gjithë.

Edhe ne e duam këtë pijë, mirëpo nuk duhet të abuzoni. Këto janë 4 shenjat që tregojnë se po e teproni me konsumimin e kafesë.

Ju keni një problem me stomakun tuaj

Kafeja në të vërtetë ka një efekt pastrues. Ajo lëshon një hormon që e bën stomakun tuaj të shpejtojë aktivitetin në zorrë të trashë. Pirja e shumë kafeve mund t’ju bëjë të shkoni në tualet më shpesh dhe mund të keni edhe diarre.

Mund të vuani nga ankthi

Kafeina rrit gatishmërinë duke bllokuar adenozinën që ju bën të lodhur. Por nëse merrni doza të mëdha prej saj çdo ditë, mund të çojë në ankth dhe nervozizëm. Kafeja është një shkak për lëshimin e adrenalinës që mund të ndikojë në sjelljen tuaj. Nëse vini re se jeni nervozuar, është mirë të përpiqeni të kontrolloni konsumimin e kafeinës.

Pagjumësia

Kafeina ju bën të qëndroni zgjuar, por në të njëjtën kohë, ajo mund të ndikojë në gjumin tuaj. Studiuesit kanë treguar që një konsum i lartë i kafesë mund të rrisë sasinë e kohës që ju nevojitet për të fjetur. Ju me pak fjalë, flini më pak dhe lodheni më shumë gjatë ditës.

Keni rrahje të shpejta të zemrës dhe lodheni menjëherë

Efekti i shpejtë i rrahjeve të zemrës nuk shfaqet tek të gjithë, por është akoma mjaft i zakonshëm. Është vërtetuar tek të rinjtë, të cilët kishin doza të larta kafeje, se kafeina mund të rrisë pulsin tuaj. Pirja e kafesë nuk rekomandohet për ata persona që kanë probleme me presionin e gjakut dhe me zemrën e tyre.