Kanë kaluar 15 vite që nga ndarja e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston, mirëpo bota dhe fansat nuk e kanë harruar historinë e tyre të dashurisë. Më datë 19 janar, dyshja patën një ribashkim në prapaskenat e SAG dhe nga ai moment të gjithë po flasin për këtë gjë. Një foto e realizuar nga Emma Mclntyre, kapi bisedën e Brad dhe Jennifer, të cilët kanë qenë të martuar nga viti 2000 deri në 2005-ën.

Mirëpo, trupat e tyre tregojnë histori. Eksperti i gjuhës së trupit, Patti Wood na tregon se çfarë do të thonë lëvizjet e tyre gjatë takimit të parë në publik pas 15 vitesh.

Le të analizojmë Brad: Ai në dorën e djathtë mban statujën e çmimit që ka fituar, ndërkohë me dorën e majtë shtrëngon dorën e Jennifer. Sipas Wood, ky veprim nënkupton dëshirën e Brad për ta mbajtur Aniston pranë. Është njësoj si t’i thoshte: ''Qëndro me mua’’.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Aniston ka një kombimin mes të qarës dhe të qeshurës në fytyrën e saj. Jennifer ka një tërheqje pas në pjesën e gjoksit, çfarë nënkupton se po e mbron zemrën prej tij.

Sipas Wood, ky është momenti më "i fuqishëm" i ndërveprimit. "Ajo nuk mund ta lërë plotësisht atë. Krahu i saj arrin të prekë sërish trupin e Brad. Ai buzëqesh teksa e shikon, por me butësi e mban dorën e saj",-thotë Wood për OprahMag.com.

Me sa duket, vendosja e duarve të Anistonit tregon ndjenjat e saj të copëtimit. "Shihni se si gishtat e saj mbështeten në gjoksin e tij me siklet dhe në mënyrë të pabarabartë”. Kjo vendosje e sikletshme tregon konfliktin e saj të brendshëm, dëshirën e saj për të qëndruar e lidhur me të, afër zemrës dhe nevojën e saj për të vazhduar më tej ",-tregon Wood.

Por dora e saj e majtë mund të jetë duke komunikuar një tjetër mesazh, më të dukshëm: Aniston duket se po mban në dorë një unazë fejese. Megjithëse, ajo nuk ka treguar publikisht një marrëdhënie, një unazë diamanti dërgon një sinjal që ne nuk kemi nevojë për ndihmën e një eksperti të gjuhës trupore për ta kuptuar.