Pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë më 26 nëntor, lëkundjet kanë vijuar edhe dy muaj më pas. Edhe pasditen e sotme, ka pasur sërish lëkundje tërmeti, tashmë më të ndjeshme në juglindje.

Sipas informacioneve nga EMSC, tërmeti me magnitudë 3.2 është ndjerë në orën 17:57 dhe epiqendra ka qenë 12 km në verilindje të Ersekës. Lëkundjet janë ndjerë në gjithë rrethin e Korçës dhe po ashtu, edhe në qytete të tjera.

Nuk raportohet për dëme materiale. Korça ka qenë një nga zonat më të prekura nga lëkundjet sizmike të muajve të fundit.