Jo, nuk ka lidhje me të kënduarin ose aktrimin, për fat të keq.
Këngëtarja Dolly Parton bëri një sfidë virale në rrjetet sociale, duke publikuar një foto në Instagram për 2.5 milion ndjekësit e saj. Imazhi tregon 4 foto të ndryshme të Dolly-t në katër aplikacione të ndryshme të mediave sociale: Linkedin, Facebook, Instagram dhe Tinder.
Bashkangjitur fotos në 4 momente të ndryshme, Dolly shkroi, ''Merrni një grua që mund t’i bëjë të gjitha’’.
Versioni i Linkedin e tregon Parton më profesioniste me një xhaketë dhe me flokët e kapura.
Në Facebook, Parton është veshur me një triko Krishtlindjesh, ndërkohë në Instagram është më artistike me një kitarë. E fundit është në Tinder: një foto seksi nga kopertina e Playboy në vitin 1978.
Pra, ideja e kësaj sfide është se si përdoruesit e rrjeteve sociale shfaqen në aplikacione të ndryshme. Kaq ka mjaftuar që të gjithë të bëhen pjesë e kësaj sfide të re në Instagram. Mund ta realizoni edhe ju.
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram
View this post on Instagram