Të planifikosh një event nuk është aq e thjeshtë sa mund ta kishit menduar. Duhet kohë, durim, imagjinatë dhe shumë përkushtim. Jo më kot ekzistojnë kompani eventsh me një staf të dedikuar, profesionist dhe të trajnuar për këtë punë. Eventet e mrekullueshëm që keni parë në faqen e Class Events, apo ato që keni parë lart e poshtë në Instagram e Pinterest, kërkojnë shumë punë dhe përkushtim nga ana e profesionistëve, në mënyrë që gjithçka të dalë ashtu siç është imagjinuar dhe planifikuar.

Më shumë se një trend, të zgjedhësh një kompani eventesh si Class Events, tani është një nevojë. Nëse filloni të analizoni avantazhet që sjell një zgjedhje e tillë, do të kuptoni që do të fitoni shumë dhe mbi të gjitha, do të kurseni para.

Po pyet veten pse duhet të zgjedhësh Class Events për festën tënde të ardhshme? Arsyet janë të shumta. Hidhuni një sy dhe gjykojini vetë!

Duhet ta menaxhosh kohën në mënyrë efikase

Kur vjen puna te planifikimi i eventeve, menaxhimi i kohës është shumë i rëndësishëm. Kur të ftuarit të mbërrijnë duhet të jetë gjithçka gati, por derisa të vijë ky moment ka 1 milion gjëra për t’u bërë. Çdo gjë duhet bërë në kohën e vet. Duhet përcaktuar gjithçka duke nisur nga dekori, ushqimi, argëtimi e deri te momenti i fjalimeve (nëse do të ketë). Një event planner është i domosdoshëm në raste të tilla, pasi ti nuk ke as kohën dhe as aftësitë për t’u marrë me organizimin e një eventi, sado i vogël të jetë ai.

Të duhet të qëndrosh brenda një buxheti të përcaktuar

Që në fillim të planifikimit të eventit, ti përcakton një buxhet fiks. Pas kësaj, event planner-i merret me menaxhimin e gjithçkaje duke qëndruar brenda atij buxheti. Ai do të realizojë idetë e tua ose do t’i përshtasë ato sipas buxhetit që ti ke përcaktuar që në fillim. Në Class Events janë organizuar festa të mrekullueshme, edhe me buxhete të reduktuar.

Nuk të duhet stres i shtuar

Të organizosh një event është diçka stresuese dhe këtë e kemi provuar të gjithë. Edhe në një darkë të thjeshtë familjare na ka ndodhur të jemi stresuar, sepse jo gjithçka ka qenë gati në momentin e duhur, ose sepse nuk ka shkuar çdo gjë siç e kishim menduar. Një festë bëhet për t’u shijuar, prandaj kjo është një arsye më shumë për t’ia lënë në dorë event planner-it gjithçka. Kështu, shmangni stresin dhe shijoni eventin tuaj.

Bëhet fjalë për një event të rëndësishëm dhe kurrsesi s’mund ta bësh më mirë se profesionistët

Event planner-at e Class kanë gjithë aftësitë dhe eksperiencën e nevojshme për të krijuar një festë ashtu siç e keni imagjinuar në mendjen tuaj. Kurrsesi nuk do të mund ta realizoni vetë një event, në të njëjtën mënyrë që mund ta realizojnë profesionistët.

Planifikuesit e eventeve sjellin të gjitha mjetet që vetë do ta kishit të vështirë t’i siguronit

Class Events siguron të gjitha mjetet e nevojshme që duhen, të përshtatura me temën dhe ngjyrat e dekorit që ju dëshironi. Vetë do ta keni shumë të vështirë të gjeni mjetet dhe elementët e dekorit që do t’ju duhen. Për më tepër, do t’ju kushtonin shumë më shumë, sesa buxheti që keni përcaktuar prej fillimit me event planner-in.

Class Events kujdeset për çdo detaj

Të organizosh një event do të thotë të kujdesesh dhe të marrësh përsipër gjëra të mëdha. Po detajet? Ato kurrsesi nuk mund të anashkalohen. Class Events kujdeset gjithmonë që çdo detaj të jetë perfekt.

Mund të kontaktoni me Class Events në numrin e telefonit:

+355 69 60 82 858

Për të shfletuar portofolin e eventeve klikoni në www.classbyav.com