Me një klimë të dashur e të admirueshme, që ndryshon pak gjatë gjithë vitit, Sanremo ka qenë dhe vazhdon të jetë një destinacion i favorizuar turistik që nga mesi i viteve 1700, duke tërhequr vizitorë nga e gjithë Evropa, përfshirë edhe atë shtresë “të rëndë” të aristokracisë ruse dhe britanike.

Për shumë njerëz, vija bregdetare e plazhit është tërheqja kryesore, por aty pranë ka edhe një kazino mbresëlënëse, si edhe një pjesë "seksuale" mesjetare e qytetit, që quhet “La Pigna”. Që nga viti 1950, qyteti ka pritur edhe Festivalin e Muzikës Sanremo, një kompeticion që këtë vit feston 70-vjetorin dhe që, ndryshe nga vitet e tjera, këtë vit do të jetë edhe më i veçantë. Arsyet janë disa…

E para vjen nga kjo pamje madhështore e skenës së krijuar nga dora e artë e Gaetano Castelli-t.

Emri nuk është i ri për ju, përkundrazi. Gaetano Castelli është një emër i njohur edhe për televizionin shqiptar, meqenëse ai, prej vitesh, bashkëpunon edhe në spektaklet në Tv Klan. Edhe RAI, pak ditë më parë ka publikuar pamjen e parë nga skena madhështore e Sanremos së këtij viti – cila do të jetë simbolika e saj? Çfarë do të ketë ajo të veçantë? Pse është menduar të dizenjohet kështu?

Gaetano Castelli, për të tetëmbëdhjetin vit, është emri pas skenës së Sanremos, po çfarë ka dashur të tregojë ai me pamjen e kësaj skene?

Zgjedhja ime, - thotë ai, - ishte që të eliminoja plotësisht automatizimet, duke i zëvendësuar ato me elemente skenografike vëllimore, të dizenjuara për të zgjeruar hapësirën skenike dhe për të fituar sa më shumë të jetë e mundur. Dhe në këtë hapësirë arrita të bëj edhe një dritë për "dance".

Të ulur, por pa eliminuar shkallën, Castelli e vendos orkestrën përsëri në anët e skenës - në gjirin mistik - dhe ka punuar, mbi të gjitha, në integrimin e elementeve të skenografisë, videos dhe ndriçimit.

Skena kryesore, prapaskenat dhe skenat e vogla, për herë të parë, janë plotësisht të integruara me fotografinë e Mario Catapano-s. Skena përmban dinamikë falë formave sinjalizuese, pajisjeve dhe sinkronisë me ritmin muzikor. Aty do të pasqyrohen të gjitha efektet shkëlqyese dhe grafike, të personalizuara për secilin artist.

Nuk është thjesht një skenë, është një vepër arti, e cila, në këtë 70-vjetor, do të flasë ndryshe... edhe shqip.

Dhe ju e dini apo jo?