Alesio Cakoni, 10-vjeçari që i shpëtoi tërmetit të 26 nëntorit duke u hedhur nga kati i pestë i pallatit në Thumanë, ishte i ftuar pasditen e sotme në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon.
Ai kujtoi atë natë, duke treguar se si kishte ndjerë tërmetin e orës 22.00 teksa shihte filma me të atin. Më pas, tronditjet e forta të orës 4 të mëngjesit e kishin gjetur Alesion në shtratin e tij, të bllokuar mes gurëve dhe batanijeve.
Fatmirësisht, i ati dhe xhaxhai, bashkë me disa të afërm të tjerë, e kishin nxjerrë në kohë, e sot vogëlushi gëzon jetë e shëndet të plotë.