46-vjeçarja Rula Jebreal do të ngjitet sot në skenën e Sanremos, ku mes të tjerash do të bëjë një monolog kundër dhunës ndaj grave. Kjo është një temë që e prek drejtëpërdrejtë shkrimtaren dhe gazetaren italo-izraelite, pasi nëna e saj ka vrarë veten, për shkak të dhunës dhe abuzimit që ka përjetuar, kur ajo ishte vetëm 5 vjeçe. Vetëm pak orë para se të ngjitet në skenën e madhe të Sanremos, Jebreal ka folur në një intervistë ekskluzive për Vanity Fair Italia, ku ka treguar dramën e jetës së saj.

“Nëna ime vrau veten pas një fëmijërie të dhunshme, nga mosha 13 deri në atë 18-vjeçare. Askush nuk e kishte besuar për të ruajtur ‘nderin’ e familjes”, -është shprehur ajo, teksa u rikthehet këtyre momenteve të dhimshme.

“Flas për fakte që i njoh, aktuale. Është një betejë që bëhet edhe nga meshkujt. Për mua është thelbësore, të mos e luftoj do të thotë që s’ka ndryshuar asgjë që kur nëna ime vrau veten. I detyrohem sime bije [...] Kur u bëra nënë fillova të jetoja vërtet”, -ka rrëfyer Rula, e cila solli në jetë të bijën Miral në moshën 23-vjeçare.

Rula dhe vajza e saj Miral

Po ashtu, ajo ka treguar një episod që i ka ndodhur gjatë takimit me Harvey Ëeinstein, i cili atë kohë prodhoi filmin e bazuar në librin “Miral”, të shkruar nga Jebreal.

“Një herë e pashë të keqtrajtonte një nga asistentet e tij. I bërtiste dhe ajo u largua duke qarë. I thashë: Je shumë me fat, unë do të të kisha gjuajtur keq, ti do kishe përfunduar në spital dhe unë në burg. Ndjeva një përçmim total. Gra si unë, që kanë pasur në familje raste abuzimi, e kuptojnë si ndihesh”, -është shprehur ajo.

Kush është gazetarja e njohur palestineze që do të ngjitet në skenën e Sanremo-s 2020 si e ftuar speciale

Sonte është e ftuar speciale në Sanremo. Pse u zgjodh Rula Jebreal?