Brad Pitt është shpallur aktori më i mirë joprotagonist për rolin e tij në filmin e Quentin Tarantino-s, Once Upon a Time in Hollywood. Aktori falënderoi regjisorin për rolin që i ofroi, por nuk harroi as DiCaproi-n.
“Quentin je original. Je një në një milion. E dashuroj karakterin që i dhe Cliff Booth-it (personazhit të tij)”, -është shprehur Pitt, i cili nuk lë pa falënderuar as kolegun e tij në film, Leonardo DiCaprio-n.
View this post on Instagram
Pitt ua dedikoi çmimin gjashtë fëmijëve të tij.
"Kjo është për fëmijët e mi, që i japin ngjyrë gjithçkaje që unë bëj. Ju adhuroj”, -është shprehur Pitt, i cili është përfolur jo pak herë për marrëdhënien që ka me fëmijët pas ndarjes nga Angelina Jolie.
56-vjeçari ka fituar Oscar edhe në vitin 2013, si producenti i "12 Years a Slave”, ndërsa si aktor, ky është Oscar-i i tij i parë.