Dalina Buzi ishte mbrëmjen e djeshme e ftuar në emisionin “Tempora” të Sonila Meços. Pas dy sezoneve të suksesshme të “Hostel by Anabel” dhe “Love Likes Tirana”, një tjetër sezon, që pritet të ketë ndoshta edhe më shumë sukses, do të nisë shumë shpejt. Edhe këtë sezon protagonistet do të vazhojnë të jenë po të njëjtat; Megi, Viola, Dea, Alberta dhe Ana.
View this post on Instagram
Mes të tjerash, gjatë intervistës Dalina tregoi si lindi ideja për të sjellë në Shqipëri formate të tilla.
“Janë goca që kanë punuar tek Anabeli si gazetare. Kanë filozofinë time dhe janë shumë në sinkron me njëra-tjetrën. Kanë shumë harmoni, sidomos stafi i dy viteve të fundit. Thashë do bëj diçka me këto, kështu që vendosa që do bëja diçka. Spunton ma dha Megi Pojani, e cila nuk po ndihej më rehat në pozicionin e gazetares. I thashë prit se kam diçka, edhe pse nuk kisha asgjë akoma... Kështu krijova Hostelin. Filluam xhirimet te zyra, më pas u thashë që duhet të dilnin në terren, nga terreni thashë të bëjmë edhe disa skeçe të lezetshme”, -shprehet ajo, teksa tregon se ky sezon do të jetë ndryshe nga dy të parët.
“Sezoni i tretë do të jetë reality, si Kardashians. Është komplet një format i paeksploruar më parë në Shqipëri. Kardashians si format, sepse në fakt, gocat janë më të shkathëta se Kardashians”, -është shprehur Dalina.
Rikujtojmë që sezoni i ri, që quhet “Si n’jetë”, do të nisë më 23 mars.