Pas aksidentit që një zonjë 64-vjeçare ka pësuar ditën e djeshme, emri i Ilda Bejlerit është bërë kryefjala e lajmeve në media. Ndonëse emri i saj doli publikisht vetëm pak orë pas aksidentit, Ilda mohoi të kishte qenë shkaktarja e aksidentit, madje tha se gjithçka ishte shkruar ishte vetëm shpifje.

Ndërsa sot, gjatë ditës, gazetarja e njohur e sportit, bëri edhe një postim tjetër në llogarinë e saj duke iu drejtuar të gjithë atyre që po e keqpërdorin këtë incident.

E di… keni mllef për këdo sidomos për njerëzit që dalin në ekran. A u shfrytë o shqiptarë?! Apo keni akoma? Ju vjen keq për zonjën që s’i ndodhi asgjë, thjesht një shembje, sepse po nxitonte dhe u rrëzua, po fundja edhe për kalimtarët ka ca rregulla?! Prandaj ekzistojnë vijat e bardha. Apo jeni të lumtur sa mirë iu bë kësaj që u gjend rastësisht afër një zonje që endej mes makinave?! Po kur makina ishte e ndaluar, si vallë zonja qenka përplasur!? Apo po kërkon dëmshpërblim tani që i thanë “mund të përfitosh noj gjë”?! Shumë shpejt do publikojmë dokumentet e spitalit që zonja s’ka pas asgjë, përvec një shembjeje në këmbë, por pa kontakt me makinën, thjesht nga nxitimi me kalu sikur jetojmë në Afganistan. E rëndësishme është që zonja ka dalë nga spitali dhe uroj t’i vijnë dhe mendtë me atë rast e mos të degjojë njerëzit që po përfitojnë prej saj për disa klikime më shumë. Çdo gjë që ka thënë në atë telefonatë ajo zonja është mashtrim. Dhe për këtë ka dëshmitar. Shfryni gjithë mllefin, o njerëz, por nëse ju vjen kaq keq, blijini një shtë asaj zonjës që është dëmtu nga tërmeti, ashtu siç kam ndihmuar unë të tjerë. Stop lajmeve fake! Me gjithë respektin për moshën e zonjës në fjalë, por dhe mashtrimi është krim. Ndoshta mendojnë se do i jap disa lekë zonjës për të mbyllur gojën, por jo. Dje vajta vetë në polici, pashë videon, lashë makinën pa asnjë shenjë në të dhe u ktheva në shtëpi njësoj po vetë, shumë e qetë me veten.

E di, Shqipëria ka shumë halle po një nga hallet më të mëdha është që njerëzit pa punë e që s’kanë jetë merrem me jetën e tjerëve. Lërjani policisë të bëjë punën e vet, nëse ka një çështje….

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

E di.. keni mllef per kedo sidomos per njerezit qe dalin ne ekran! A u shfryt o shqiptar?! Apo keni akoma?? Ju vjen keq per zonjen qe si ndodhi asgje, thjeshte nje shembje sepse po nxitonte dhe u rrezua, po fundja edhe per kalimtaret ka ca rregulla?! Prandaj ekzistojne vijat e bardha! Apo jeni te lumtur sa mire ju be ksaj qe u gjend rastesisht afer nje zonje qe endej mes makinave?! Po kur makina ishte e ndaluar si valle zonja qenka perplasur!? Apo po kerkon demshperblim tani qe i thane “ mund te perfitosh noj gje”?! Shum shpejt do publikojme dokumentat e spitalit qe zonja ska pas asgje, pervec nje shembjeje ne kembe por pa kontakt me makinen, thjeshte nga nxitimi me kalu sikur jetojme ne Afganistan!! E rendesishme eshte qe zonja ka dal nga spitali dhe uroj ti vijne dhe mendte me ate rast e mos te degjoj njerezit qe po perfitojne prej saj per disa klikime me shume. Cdo gje qe ka thene ne ate telefonate ajo zonja eshte mashtrim. Dhe per kete ka deshmitar! Shfryni gjithe mllefin o njerez por nese ju vjen kaq keq blijini nje shpi asaj zonjes qe eshte demtu nga termeti, ashtu sic kam ndihmuar un te tjere. Stop lajmeve fake! Me gjithe respektin per moshen e zonjes ne fjale, por dhe mashtrimi eshte krim! Ndoshta mendojne se do i jap disa leke zonjes per te mbyllur gojen, por jo! Dje vajta vete ne polici, pashe videon, lashe makinen pa asnje shenje ne te dhe u ktheva ne shtepi njesoj po vete, shume e qete me veten! E di, Shqipria ka shume halle po nje nga hallet me te medha eshte qe njerezit pa pune e qe skane jete merrem me jeten e tjerve. Lerjani policise te bej punen e vet, nese ka nje ceshtje! Ndersa per portalet Dritare.net dhe Tema do kujdesem vete qe te paguajne per cdo mashtrim qe kane thene!

A post shared by ILDA BEJLERI (@ildabejleri) on