Kishte zgjedhur 25-vjetorin e lindjes së saj për t’i bërë surprizë kurorëzimin në martesë. Tolgahan zgjodhi Los Angeles për të kurorëzuar dashurinë e tij me bukuroshen shqiptare Almeda Abazi, tre vjet më parë. Sot, ata janë prindër të një djali Efehan, i cili i ka bërë shumë të lumtur.

Sot, në 28-vjetorin e lindjes, Almeda gëzon momentin më të bukur të jetës, rrethuar me shumë dashuri. Ndonëse nuk e kaloi qetësisht periudhën e paslindjes, edhe për shkak të gjendjes shëndetësore të të birit, ky ka qenë viti më i bukur për çiftin e njohur, sidomos në planin personal.

Sot, në ditëlindjen e saj të parë si nëna e Efehanit, Almeda merr urimin më të bukur nga Tolga.

Aktori i njohur i serialeve turke ka postuar i pari mesazhin e urimit për bashkëshorten dhe fjalët e zgjedhura janë ndër më të ëmblat që një vajzë do të dontë të dëgjonte nga partneri i saj: "Gëzuar 3-vjetorin e martesës dashuaria ime, gruaja më e bukur në botë"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Happy 3rd Wedding Anniversary My Love ❤️ Nice yillarimiz olsun hepbirlikte Insallahð?§¿ð?? te dua shume ❤️❤️

A post shared by Tolgahan SayıÅ?man (@tsayisman) on