Luiza Gega është shpallur sportistja më e mirë e kontinentit për muajin janar 2020, nga Shoqata Europiane e Atletikës, “European Athletics”. Ky vlerësim për sportisten shqiptare erdhi pak ditë pasi ajo përmirësoi rekordin e saj kombëtar në 3000 metra, duke e ndalur kronometrin në kohën 8:44.46.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ð??»ð???ð??¸ð???ð??° ð??¶ð??´ð??¶ð??° (@luizagega) on

Fillimisht ajo është bërë pjesë e një sondazhi si një ndër 5 sportistet më të mira dhe në bazë të votave të mbledhura është shpallur fituese e titullit atletja më e mirë europiane për muajin janar.

Po ashtu, Gega është shpallur edhe atletja më e mirë për distancat gjysmë të gjata (kategori që përfshin garat e 800, 1500 dhe 3000 metrave), duke lënë pas atlete të tjera shumë të afta. Këto janë arritje të mëdha për Luizën, që edhe një herë i ka bërë shqiptarët të ndihen krenarë me të.