Mbase nuk e keni ditur, por vajza e Robert Aliajt është po aq e talentuar sa i ati për sa i përket këngës. Ajo është paraqitur në blind auditions në The Voice Kids, në Belgjikë, ku jeton prej vitesh. Gala ka kënduar “Don’t know why” të Norah Jones dhe i ka mahnitur të gjithë. Videon e ka publikuar Roberti në Facebook me mbishkrimin:
“Gala - Dhurata e Shën Valentinit për mua.”
Si një baba krenar, Roberti ka shpërndarë edhe titujt e mediave belge, që kanë shkruar me superltiva për Galan.
Duke parë talentin e saj, jemi të sigurt që Gala do të bëhet një emër i madh në fushën e muzikës.