Regjisori shqiptar Pluton Vasi është shpallur fitues i çmimit “Regjisori më i mirë”, në “London International Film Festival”. Projekti kinematografik që i mundësoi Vasit fitoren e çmimit ishte filmi artistik “Ndërkombëtarët”. Ky film ishte nominuar në 3 kategori në festivalin e rëndësishëm të filmit në Londër; Skenari më i mirë, Regjia më e mirë dhe Filmi më i mirë në gjuhë të huaj.

Filmi është një komedi e zezë, ku roli kryesor interpretohet nga Eni Shehu, personazhi i Roshit. Aktori Ardian Cerga vjen në rolin një britaniku. Hervin Çuli po në rolin e një ndërkombëtari. Karafil Shena ka rolin e kryetarit të sindikatës, për të vijuar dhe me Rovena Lule, Kastriot Çaushi, Alfred Trebicka, Lulzim Zeqja, Eriona Kakeli, Alert Çeloaliaj, Adele Gjoka, e të tjerë./tch

‘Ndërkombëtarët’ i nominuar në 3 kategori në festivalin e rëndësishëm të filmit në Londër

Tanimë në kinema ‘Ndërkombëtarët’, një prodhim shqiptar që nuk duhet humbur