Kush nuk e dëshiron një spa në fund të javës? Të gjithë. Pas një jave të lodhshme në punë, me shumë angazhime dhe detyrime, ke një lloj qetësie shpirtërore kur i kushton pak më shumë kohë vetes. Kështu, nëse po kërkon diçka që të të qetësojë dhe të të largojë nga rutina këtë fundjavë, provo një maskë të paparovuar më parë, shumë efektive për lëkurën dhe po aq qetësuese.



Gjithçka që të nevojitet janë gjithsej tre përbërës: qymyr druri pluhur, argjile dhe mjaltë. Në varësi të sasisë që do të përgatitësh, dy përbërësit e parë duhet të jenë pak a shumë në të njëjtën sasi. Pastaj, hidh mbi to nga pak ujë derisa masa të bëhet si një lloj paste. Hidh në përzierje edhe një lugë çaji mjaltë dhe përzieji të gjitha bashkë. Kaq ishte. Shumë e thjeshtë!



Megjithatë, këtë formulë mund edhe ta personalizosh. Ka shumë mënyra për ta bërë këtë maskë personale. P.sh. në përzierje mund të shtosh edhe xhelin e aloe vera ose uthull molle. Po kështu, mund të shtosh edhe vaj esencial nëse ke lëkurë të thatë. Provoje!