Këngëtari i famshëm britanik Elton John ndërpreu koncertin në mes në Zelandën e Re, për shkak se humbi zërin e nuk mundi të vazhdonte të këndonte. 72-vjeçari ishte në mes të koncertit në kuadër të turneut “Yellow Brick Round”, kur papritur u gjend pa zë në mes të publikut.
Mes lotësh, John u shpreh se nuk mund të vazhdonte dot më: “Kam humbur zërin. Nuk mund të këndoj. Më duhet të shkoj. Më vjen keq”, – tha ai duke marrë reagimin e menjëhershëm të publikut.
Publiku e përcolli këngëtarin me duartrokitje dhe brohoritje të mëdha, ndërsa John, me ndihmën e asistentëve, u largua nga skena në Oakland.
Në një postim në profiling e tij në Twitter, John shkroi: “Unë këndova dhe dhashë zemrën, derisa humba zërin. Jam i zhgënjyer, thellësisht i mërzitur. Dhashë gjithçka që kisha”.
Elton in tears, his voice has gone. Leaving the stage after 1 hr 50 mins to a standing ovation... #EltonFarewellTour #EltonJohn pic.twitter.com/YLzEecP5vW
— OneHandedBaker (@OneHandedBaker) February 16, 2020
Më vonë, në një postim tjetër, këngëtari tha se ishte diagnostikuar me pneumoni, por kishte vendosur që të merrte pjesë në koncert.
I want to thank everyone who attended the #EltonFarewellTour gig in Auckland tonight.
— Elton John (@eltonofficial) February 16, 2020
I was diagnosed with walking pneumonia earlier today, but I was determined to give you the best show humanly possible. pic.twitter.com/5hBSJNqWl1
“Dua të falënderoj të gjithë ata që morën pjesë në koncert sonte. U diagnostikova me pneumoni, por isha i vendosur për t’ju dhënë shfaqjen më të mirë”.